Telegrafi

Kosovë, 34 % e popullsisë të varfër

Banka Botërore, në raportin e fundit të titulluar “Varfëria në konsum në Republikën e Kosovës, në vitin 2009”, tregon se gjatë 2009-ës, rreth 34 për qind e popullsisë në Kosovë ka jetuar në varfëri absolute, me 1.5 euro në ditë, kurse 12 për qind në varfëri të skajshme me vetëm 1 euro në ditë.

Përfaqësues të mekanizmave ndërkombëtarë thonë se Kosova mbetet ende vendi më i varfër në Evropën Juglindore. Ata kërkojnë nga institucionet kosovare që të krijojnë mekanizma adekuatë për zbutjen e shkallës së varfërisë. /Telegrafi/