Telegrafi

Kosovë 1-1 Bullgari, statistikat e ndeshjes

Zeneli në aksion (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Bullgarisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.  

Dardanët i kanë nisur me barazim ndeshjet eliminatore për Kampionatin Evropian pasi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kanë marrë një pikë në kuadër të Grupit A.

Megjithatë, djelmoshat e trajnerit Bernard Challandes ishin dukshëm më të mirë në këtë ndeshje, duke dominuar në çdo aspekt.

Lexo po ashtu Kosova e dominon Bullgarinë, por ishim pa fat dhe nisëm kualifikimet me barazim

Kosova ishte më e mirë në posedimin e topit, rastet për gol, por edhe pasimet e kompletuara.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Kosova 1-1 Bullgaria: Zeneli yll, ndihmohet nga Muriqi e Rrahmani

Statistikat e ndeshjes Kosovë-Bullgari:

Kosovë 1-1 Bullgari:

Gjuajte drejt portës: 12-4

Gjuajte në kornizën e portës: 5-2

Rivënie nga këndi: 7-4

Pozita jashtë loje: 4-3

Posedimi i topit: 62%-38%

Pasimet: 565-330

Pasime të kompletuara: 464-234

Kartonë të verdhë: 3-5

/Telegrafi/

(Foto: UEFA.com)