Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Bullgarisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.
Dardanët i kanë nisur me barazim ndeshjet eliminatore për Kampionatin Evropian pasi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kanë marrë një pikë në kuadër të Grupit A.
Megjithatë, djelmoshat e trajnerit Bernard Challandes ishin dukshëm më të mirë në këtë ndeshje, duke dominuar në çdo aspekt.
Kosova ishte më e mirë në posedimin e topit, rastet për gol, por edhe pasimet e kompletuara.
Statistikat e ndeshjes Kosovë-Bullgari:
Kosovë 1-1 Bullgari:
Gjuajte drejt portës: 12-4
Gjuajte në kornizën e portës: 5-2
Rivënie nga këndi: 7-4
Pozita jashtë loje: 4-3
Posedimi i topit: 62%-38%
Pasimet: 565-330
Pasime të kompletuara: 464-234
Kartonë të verdhë: 3-5
/Telegrafi/