Telegrafi

Kosovë 1-0 Lituani, statistikat e pjesës së parë

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 në ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë.

Dardanët kanë zhvilluar një super pjesë të parë ndaj Lituanisë duke dominuar në çdo aspekt.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 27-të të ndeshjes dhe ishte Arbër Zeneli, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit të Fidan Alitit.

Lexo po ashtu Arbër Zeneli shënon gol të bukur dhe kalon Kosovën në epërsi ndaj Lituanisë

Kosova ishte shumë më e mirë në posedimin e topit duke e pasur nën pronësi në 64 për qind të kohës, për dallim nga Lituania me 36 për qind.

Ekipi i Bernard Challandes krijoi edhe më shumë raste, ndërsa kompletoi më shumë pasime.

Kartonë të verdhë apo të kuq nuk pati tek asnjëra skuadër.

Statistikat e pjesës së parë:

/Telegrafi/