Telegrafi

Kosovë 0-1 Greqi, statistikat e pjesës së parë

Pjesa e parë e ndeshjes mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Greqisë ka përfunduar me rezultat 1-0 në favor të grekëve.

Dardanët kanë bërë 45 minuta relativisht të mirë, por kjo nuk i ka ndihmuar ta marrin një rezultat pozitiv, pasi kanë humbur pjesën e parë.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e tretë dhe ishte sulmuesi anësor grek, Dimitrios Limnios, i cili shënoi për 0-1.

Kosova ishte më e mirë në posedim dhe qarkullim të topit, pasi pati topin nën pronësi në 52 për qind të kohës, për dallim nga 48 për qind nga grekët.

Sikurse Kosova, ashtu edhe Greqia patën nga gjashtë goditje, ku nga tri shkuan drejt portës, ndërsa dy jashtë portës.

Dy përfaqësueset gjithashtu patën edhe nga një karton të verdhë. /Telegrafi/