Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur me rezultat 0-1 nga Bjellorusia në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024.
Dardanët nuk kanë arritur t’i mbyllin kualifikueset me rezultat pozitiv pasi janë mposhtur nga bjellorusët në takimin e zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri.
Goli në këtë ndeshje u shënuan nga Dmitriy Antilevskiy në minutën e 43-të të ndeshjes.
Megjithatë, portieri Pavel Pavlyuchenko dhe mbrojtësi Sergei Politevich ishin më të vlerësuarit me notë 7.6.
Lojtari më i vlerësuar i Kosovës në këtë ndeshje ishte Florent Muslija me notë 7.2, ndërsa notën më të ulët 6.2 e kishte Bernard Berisha.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/