Site icon Telegrafi

Kosovari i Zvicrës tregon se ku do të luajë në të ardhmen

Florent Hadërgjonaj ka thënë se ndeshje kundër Norvegjisë U-21 do të jetë e fundit për të me fanellën e Zvicrës për këtë grupmoshë.

Mbrotjësi që ka kaluar këtë vit te Ingolstadt në Bundesliga, ka folu për të ardhmen e tij.

“Ndeshja mes Novegjisë U-21 është e fundit për mua për Zvicrën. Pas kësaj do të vendosi për të ardhmen time ku do të vazhdojë”.

“Shpresoj që ta fitojmë këtë ndeshje dha ta mbylli këtë cikël me sukses”.

“Kosova më ka kontaktuar vazhdimisht dhe gjasa që të vazhdojë te Kosova. Por e ardhmja ime do të vendohet në nëntor”, ka thënë Hadërgjonaj për Telegrafin.

Mësohet se Hadërgjonaj ka ndarë mendjen dhe do të luajë me Përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version