Site icon Telegrafi

Kosovari që u vetëvarë kishte shkuar në Francë 15 vjet më parë – atij për një ditë ia kishin vrarë 15 anëtarë të familjes në Kosovë

Një 41-vjeçar i dha fund jetës të mërkurën, në bodrumin e një gjykate në Bordo të Francës.

Dhe siç kanë raportuar mediat franceze, përcjell Telegrafi, ai kishte refuzuar të hipte në një aeroplan dy ditë më parë.

“(E bëri) në moshën 40-vjeçare, duke preferuar ta mbyllë atë në një qeli të ndotur që kundërmon vdekjen, sesa të kthehet në vendin e tij. E paimagjinueshme”, ka thënë një avokat.

Sipas autoriteteve, policia, ai u vetëvarë me lidhësen e kapuçit të xhupit të tij – pastaj zjarrfikësit, nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar. Quhej F.U. Ai ishte 41 vjeç. Ai ishte kosovar.

Sipas elementëve të parë të hetimit për gjetjen e shkaqeve të vdekjes të zbuluara nga prokuroria e Bordosë pikërisht në ditën e vdekjes, dyzetvjeçari do të gjykohej pasdite si pjesë e procedurës së paraqitjes së menjëhershme për shmangie nga ekzekutimi i urdhrit të largimit.

“Më 13 dhjetor, ai refuzoi të hipte në një fluturim për në Amsterdam pastaj Prishtinë”, detajon avokati i tij, Abraham Hervé Diompy, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Refuzoi të kthehej në Kosovë, kosovari kryen vetëvrasje në bodrumin e një gjykate në Francë

Siç thuhet më tej, klienti i tij i asaj dite nuk kishte dashur t’i nënshtrohej një testi PCR që kushtëzonte ngjitjen e tij në aeroplan, siç tregoi zyra e prokurorit të Bordo.

Dhe kursi i F.U. është rikonstruktuar sipas deklaratave të tij.

“Ai mbërriti në Francë rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë e paqëndrueshme politike”, tregon Diompy, duke pasur parasysh dosjen që iu komunikua.

“Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të 15 anëtarëve të familjes së tij, ai u largua nga vendi i tij me vëllain e tij, i cili do të jetonte në Alsace. Ai nuk ka më familje, nuk ka më njeri në Kosovë”. /Telegrafi/

Exit mobile version