Haqif Aga nga Hogoshti komuna e Kamenicës është ndër personat e rrallë i cili agjëron nga gjashtë muaj në vit.
Ai ka treguar se nga cili vit ka filluar të agjërojë.
“Prej vitit 1972 deri në vitin 1980 kam agjëruar nga një muaj, ndërsa prej vitit 1980 deri në 1990 me nga tre muaj kurse nga viti 190 deri tani agjëroj me nga gjashtë muaj”, deklaroi Aga, për Klan Kosova.
59-vjeçari tregoi se deri tani nuk ka pasur asnjëherë probleme shëndetësore.
“59-vjet i kam bërë asnjëherë nuk kam qenë të mjeku, nuk kam përdorur hapa dhe as grip kurrë nuk kam pasur”, tha ai.
“Derisa të ha buk i pi 2 litra ujë dhe një bukë e gjysmë, nuk kam dëshirë me ma prek askush”, ka thënë ai
Haqif Aga tha se agjëron për ta kryer obligimin fetar. /Telegrafi/