Një rast i rëndë, ka ndodhur në qytetin Heilbronn të Gjermanisë, pasi një shqiptar ka vrarë gruan e tij me thikë.
Siç raporton EN24, 44 vjeçari shqiptar, kishte goditur me thikë gruan e tij, 33 vjeçare.
Rasti është bërë ditur nga prokurori publik dhe policia, të shtunën.
Kryerësi i aktit, vetë kishte shkuar në Polici dhe kishte treguar krimin e bërë.
Kosovari tani është në paraburgim, pasi gjyqtari i rastit lëshoi një urdhër arrest për vrasje.
Policia, gjetën gruan të vdekur në banesën e përbashkët në Heilbronn, transmeton Telegrafi.
Sipas policisë, qifti kosovar, kishte shtatë fëmijë, të cilët gjendeshin në banesë, në kohën kur burri kishte vrarë gruan.
Ata u vunë në përkujdesje nga punonjësit e zyrës së mirëqenies.
Sipas hetimeve fillestare, deri të vrasja kishte ardhur për shkak se 44 vjeçari kishte qenë xheloz në gruan e tij./Telegrafi/