Inxhinieri softuerik, Enis Hyseni, e ka krijuar vetë një pajisje teknologjike e cila siç shpreson ai, do të mund të zëvendësojë pajisje si “mouse” dhe “joystick”-un në lojërat kompjuterike – dhe jo vetëm.
“Optimizime të mëtutjeshme të prototipit mouse/controller. Me këtë koncept po du me zëvendësu edhe mouse edhe game controllers, por gjithashtu edhe controller të dronave, po pse jo edhe aplikime tjera”, ka shkruar Hyseni në Facebook, përcjell Telegrafi.
Me këtë ai shpreson që së shpejti “këtë pajisje” edhe të mund ta patentojë.
“Funksionon tu bo përllogaritje vektoriale mes accelerometer, gyroscope, edhe magnetometer në disa raste. Në secilin moment që e aktivizon, nga gjendja e qetësisë, kalibrohet në poziten natyrale të dorës tënde”, ka shkruar më tej Hyseni në Facebook.
“Versionin final të cilin e kam në plan me e shtyp me 3D printer është shumë më i vogël, mundet mu përthaku në shuplake të dorës. Gjithashtu ndjek edhe intuitën e natyrshme të njërit që sa herë fokusohemi e që rritet adrenalina, pajisjes i rritet preciziteti. Me pajisjet tjera ndërlidhet përmes Low Energy Bluetooth”, ka bërë të ditur në fund Hyseni. /Telegrafi/