Telegrafi

Kosovari ekstradohet nga Shqipëria në Zvicër, ishte dënuar nga drejtësia zvicerane

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas njofton se një kosovar është ekstraduar në Zvicër përmes Rinasit, pasi i njëjti ishte i kërkuar nga drejtësia zvicerane.

Ekstradimi i 49 vjeçarit nga Kosova, ka ndodhur të martën më 16 tetor dhe ai tashmë do të vuaj 4 vjet e 6 muaj burg në shtetin helvetik, përcjell Telegrafi.

Kosovari është dënuar për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Grabitje”, “Dëmtim” dhe “Hyrje e pa ligjshme” në bazë të Kodit Penal Zviceran.

Njoftimi i policisë
Më datë 16.10.2018, në PKK, Rinas, në dalje, nga Shqipëria për në Zvicër u ekstradua, shtetasi në kërkim ndërkombëtar B.M., vjeç 49, banues Kosovë, pasi Autoritetet e Drejtësisë Zvicerane, e kanë dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Grabitje”, “Dëmtim” dhe “Hyrje e pa ligjshme”, të Kodit Penal Zviceran./Telegrafi/