Telegrafi

Kosovari e vret ish-gruan e tij 30-vjeçare para syve të fëmijëve në Gjermani

Një 30-vjeçar nga Kosova, Anton B., dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij 30-vjeçare Emine A. në qytetin Salzgitter të Gjermanisë të hënën në mbrëmje.

Përveç vdekjes së Eminës, Anton B. dyshohet se e ka plagosur edhe një shoqëruese të bashkëshortes së tij gjatë ngjarjes, raporton gazeta gjermane Bild, përcjell Insajderi.

Sipas hetimeve të para të realizuara nga autoritetet gjermane, dyshohet se shkak i tragjedisë ishte një grindje familjare. Mirëpo, për motivin e veprës do të përcaktohet gjatë ditëve të ardhshme.

Sipas raportimeve të gazetës “Regional Salzgitter”, kosovari 30-vjeçar thuhet se Antoni dhe Eminja nuk kanë qenë të martuar sipas ligjit gjerman, por kanë pasur katër fëmijë së bashku. Sipas kësaj gazete, në çift ka ekzistuar tash e një kohë një mosmarrëveshje. Ata ishin çift për shtatë vite me radhë.

Ky lajm ka mbushur ballinat e mediave gjermane, të cilat i kanë kushtuar vëmendje të veçantë ngjarjes tronditëse që ndodhi dje në mbrëmje në Salzgitter.