Skuadra gjermane Kickers Offenbach po e zhvillon fazën përgatitore në Qipro.
Kësisoj ata kanë zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën e njohur nga Serbia, Partizanin e Beogradit.
Tek ekipi i njohur gjerman, aktivizohet mesfushori kosovar Dren Hoxha, i cili më parë ishte pjesë e Schalke 04.
Hoxha ishte vendimtar për ekipin e tij në këtë përballje duke shënuar një gol spektakolar.
Në fakt ishte një goditje fantastike e Drenit nga rreth 30 metra duke mposhtur portierin serb.
Kujtojmë që 22-vjeçari është lojtari kryesor i skuadrës gjermane Kickers Offenbach.
Në 21 ndeshje këtë edicion, mesfushori ofensivë ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar dy asistime.
E goli i tij ka vlerë të madhe pasi i ka shënuar një skuadre serbe. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=VOMLOHi-3KU
Golin e Dren Hoxha mund ta shihni në minutën e 16