Site icon Telegrafi

Kosovari Dardan Isufi krijon aplikacionin e së ardhmes që fuqizon ekonominë kanadeze

Dardan Isufi është një prej ndërmarrësve shqiptarë nën moshën 30 vjeç të suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, i cili ka emigruar në Kanada në vitin 1998, gjatë luftës së Kosovës, kur ishte ende dy vjeç.

Qeveria e provincës e Kebekut, në Kanada ka miratuar aplikacionin e tij si një alternativë për transportin të quajtur “Eva” si një nga shërbimet publike të qytetit.

I kontaktuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, ai thotë se prezantimi i aplikacionit përballë Asamblesë Kombëtare të Kebekut, shërbeu edhe si reflektim mbi të ardhmen e lëvizjes automobile në Kebek.

“Ëndrra jonë është të decentralizojmë teknologjinë, të sigurojmë anonimatin e të dhënave dhe të drejtën e privatësisë. Ne duam t’i kthejmë fuqinë popullit, për t’i fuqizuar ato. Me teknologji të reja, është e mundur për të ndryshuar botën në të cilën jetojmë më shpejt dhe me të gjithë të huajt”, thotë Isufi.

Me një logo në të zezë dhe ngjyrë ari, aplikacioni “Eva” tashmë është pjesë e automjeteve me më shumë se 100 shoferë, disa prej të cilëve punojnë edhe për Uber, si kontraktorë të pavarur.

Lansimi i “Eva”-së, vjen pasi kompanitë e taksave të Kebekut ballafaqohen me trazirat e pashembullta, ndërsa qeveria e Provincës do të vlerësojë rikonceptimin e rregullave të industrisë.

Ndërsa, aplikacioni është e përqendruar në rritjen e konsumatorëve në zonën më të madhe të Montrealit, themeluesit e saj tashmë kanë vendosur pamjet e tyre në zgjerimin e operacioneve në Kebek dhe Gatineau për vitin 2019.

Uber dhe Eva, momentalisht lejohen të operojnë në Kebek si pjesë e një projekti pilot të autorizuar nga Qeveria.

Aplikacioni “Eva” është ideja e dy të sapodiplomuarve, Raphael Gaudreault, inxhinier kompjuterash, 23-vjeçar i diplomuar në Laval University, si dhe shqiptari Dardan Isufi, 22-vjeçari i diplomuar në McGill. /ATSH/Telegrafi/

Exit mobile version