Telegrafi

Kosovari arrestohet për vjedhje në shtëpinë e presidentit të Juves

Policia italiane ka zbardhur një prej vjedhjeve më të bujshme, atë të vilës së Andrea Angellit, presidentit të Juventusit.

Arrestimi i shqiptarit të Kosovës, identiteti i te cilit nuk behet i ditur nga mediat italiane, nuk i ka mbyllur hetimet për grabitjen e ndodhur natën e Pashkëve.

Pas arrestimit në Breshano të 42-vjeçarit shqiptar dhe gjetjes së një pjese të mallit të vjedhur në Milano, policia është në kërkim të 4 bashkëpunëtorëve.

Sipas autoriteteve, mësohet se deri më tani janë gjetur 18 orë të vjedhura si dhe disa monedha ari.

Kosovari u ndalua nga karabinierët për një kontroll rutinë, ku në momentin e ndalimit ai mbante në dorë një orë me vlerë 200 mijë euro. Policia ka dyshuar dhe ka kryer një kontroll në banesën e tij, ku janë gjetur edhe sende të tjera të vjedhura.