SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër I.S (34) nga Kosova për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “sulm ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së veprimtarive të sigurisë”.
Siç informon MPB, të dielën (22 tetor), rreth orës 4:50 në një hotel të vendosur në rrugën “Titoveleshka” në Shkup, i dyshuari u përpoq t’ia merrte jetën gruas së tij N.H (39) nga Riga, Letoni.
“Pas goditjes me thikë i ka shkaktuar çarje në zonën e kokës dhe të trupit, si dhe plagë në pjesën e majtë të qafës. Gjatë tentativës për vrasje në dhomë ka hyrë F.Z (26) nga Shkupi, një punonjës i agjencisë për sigurimin e pronës dhe të personave “NIKOB” i cili ishte thirrur nga punonjësit e hotelit. Pas përpjekjes për ta larguar të denoncuarin nga N.H, F.Z. u sulmua nga ana e tij duke e lënduar me thikë në pjesën e dorës së djathtë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Të denoncuarit i është shqiptuar masë arresti prej 30 ditëve./Telegrafi/