Futbollistet e Kosovës së Prishtinës, jo vetëm që shkëlqyen me lojë, por ngadhënjyen me rezultat të thellë 7:0 kundrejt Niederamt, e cila skuadër në radhët e veta ka 6 reprezentuese të Kombëtares zvicerane.
Vashat e Kosovës së Prishtinës kaluan në epërsi qysh në minutën e dytë, përmes Getoraba Haklajt, e cila në këtë ndeshje shënoi tregolësh, duke shënuar edhe në minutat 6-të dhe 18-të.
Vazhdon trysnia e futbollisteve të Kosovës së Prishtinë drejt portës zvicerane dhe në minutën e 9-të me një gol të bukur shënoi golin e tretë Feride Kastrati.
Vetëm 3 minuta më vonë në minutën e 12-të Lavdije Begolli, shënon për rezultati 4:0. Tashmë fitorja u bë shumë e qartë, ndërsa Getuarba Haklaj në minutën e 18-të shënon për 5:0. Futbollistet e Niederamt, assesi të gjenin rrugën drejt portës së Viona Rexhepit, e cila në dy ndeshje ka mbrojtur për mrekulli.
Sulmet e prishtinasve edhe më tutje vazhdojnë dhe në minutën e 26-të Xheneta Kastrati shënoi duke shtuar epërsinë në 6:0 dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.
Në pjesën e dytë kryetrajneri Ilir Sopi, u dha rastin të gjitha futbollisteve, kështu që u shënua vetëm një gol në këtë pjesë të lojës edhe atë në minutën 53-të për ngritur epërsinë 7:0 u përkujdes Verona Berisha.
Kështu, Kosova e Prishtinës shënoi një fitore të thellë, bindëse me lojë dhe rezultat dhe është një nxitje e madhe për ndeshjen e radhës që të dielën më 14 shkurt e zhvillon me skuadrën daneze BSF Dam.