Pavarësisht alarmeve që po bëhen në shtetet e Perëndimit, Kosova ende nuk e ka përgatitur ndonjë udhëzim për qytetarët e saj se s’i duhet t’iu shmangen sulmeve terroriste në vendet e huaja.
Këto udhëzime tashmë i kanë bërë shtetet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në udhëzimin e Departamentin Amerikan të Shtetit kërkohet nga të gjithë qytetarët që të mënjanojnë vendet publike dhe transportin publik, madje u kërkohet që të regjistrohen në programin online të Departamentit të Shtetit Amerikan dhe se ky njoftim mbetet në fuqi deri më 20 qershor. /Tribuna Channel/