Site icon Telegrafi

Kosovarët shpenzuan 300-500 euro për pushime verore

Ndërmjet 300 e 500 euro është shuma të cilën e kanë shpenzuar mesatarisht qytetarët e Kosovës për pushime kësaj vere. Ky është rezultati i një sondazhi të realizuar nga Kolegji “Pjetër Budi”.

Sipas hulumtimit 64.7 për qind e të intervistuarve janë përgjigjur të kenë harxhuar këtë shumë, ndërkaq 11.8 për qind janë përgjigjur të kenë shpenzuar më pak se 300 euro.

Mbi 500 euro për pushime janë deklaruar t’i kenë shpenzuar 23.5 për qind e të intervistuarve. /Telegrafi/

Exit mobile version