Ndonëse ligjet në fuqi të Kosovës parashohin masa të ashpra për kompensim në këtë veprimtari, spitali maqedonas ka ofertuar një numër të madh të mjekëve kosovarë, kryesisht gjinekologë, shkruan ‘Zëri’.
Mjekët kosovarë për çdo pacient që dërgojmë për ‘dhurim’ të spermës në klinikën ‘Bewborn Clinic’ në Shkup, përfitojnë nga spitali 250 euro. Ndërsa për ‘dhurim’ të embrioneve dhe qelizave vezë nga pacientet po përfitojnë nga 300 euro dhe nga 200 euro për procedurat e IFV-së. /Zëri/