Pas rritjes së numrave të të infektuarve me coronavirus, autoritetet shëndetësore në Mal të Zi kanë rikthyer masat për të luftuar pandeminë.
Qytetarët malazezë dhe të huaj lejohen të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse kanë njërën nga këto katër dokumente, raporton rtcg.me.
Pra dëshminë e vaksinës (një ose të dyja dozat), një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë, dëshmi se nuk është i infektuar ose testin negativ të antigjenit jo më i vjetër se 48 orë, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galic.
Nga ana tjetër, kjo nuk vlen për qytetarët nga Kosova, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore. Kjo i referohet qytetarëve të Malit të Zi dhe qytetarëve të këtyre vendeve, njoftoi qeveria malazeze.
Masat e reja, të cilat janë të vlefshme nga 24 gushti do të zgjasin deri më 10 shtator, nëse gjendja epidemiologjike nuk përkeqësohet.
Ndryshe, dasmat, ditëlindjet dhe festimet e tjera private që organizohen në ambientet e hotelierisë mund të mbahen me posedimin e të paktën një prej dëshmive nga certifikata Kombëtare digjitale COVID-19, e cila duhet të posedohet si nga nikoqirët ashtu edhe mysafirët e ngjarjes. /Telegrafi/