Kapuçi i klubit Alpi dhe Kokaj e Prishtinës, janë sportistët e vetëm që do të përfaqësojnë Kosovën në këto lojëra që nisin më 12 dhe përfundojnë më 21 shkurt.
Që të dy, tashmë i kanë përfunduar stërvitjet kondicionale, por jo edhe ato në borë për shkak të mungesës së borës në Kosovë.
Skitari Kapuçi thotë se është shumë i gëzuar dhe i nderuar që do ta përfaqësojë Kosovën në një garë kaq të rëndësishme.
Është hera e parë që Kosova do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj, meqë vetëm para një viti Komiteti Olimpik i Kosovës është bërë anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.