Site icon Telegrafi

Kosovarët pas aksidentit tragjik akomodohen në një bujtinë në Slavonski Brod

Një aksident tragjik ka ndodhur në Slavonski Brod të Kroacisë, ku kanë vdekur dhjetë persona dhe disa të tjerë janë lënduar. Autobusi ishte i linjë Frankfurt-Prishtinë.

Siç u konfirmua për SBplus, katërmbëdhjetë të mbijetuar dhe që nuk kanë pësuar lëndime nga aksidenti i tmerrshëm në mëngjes në autostradën A3, në hyrjen perëndimore të Slavonski Brod, aktualisht janë strehuar dhe përkujdesur në Pansion Antonio.

Lexo po ashtu Zv.prokurori kroat jep detaje për aksidentin tragjik: Njërin prej shoferëve për një moment e ka zënë gjumi

Edhe pse janë shumë pak pa ndonjë lëndim trupor, tronditja që kanë përjetuar është e vështirë të përshkruhet.

Prandaj, përveç ushqimit, veshjeve dhe ilaçeve, atyre u është ofruar ndihmë profesionale psikologjike, raporton index.hr.

Katërmbëdhjetë persona janë kujdesur aktualisht në Pension Antonio sepse ata kishin kapacitet të mjaftueshëm për t’i akomoduar të gjithë në të njëjtin vend. Ne i kemi furnizuar me ilaçe dhe aktualisht po mbledhim informacione për ato që i duhen secilit sepse ata mbetën pa të gjitha sendet e tyre personale në aksident. Ata gjithashtu u siguruan ndihmë profesionale, ne u përfshëmë në maksimum dhe ata nuk do të humbasin asgjë që mund të sigurojmë”, i tha Sbplus, Marko Shimiq, zëvendësprefekti i Qarkut në Brod-Posavina dhe Shefi i Shtabit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Brod-Posavina.

Lexo po ashtu Kryeministri Kurti udhëton drejt Kroacisë, do të vizitojë të lënduarit në spital

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes dhe pritet t’i vizitojë të lënduarit dhe të takohet me homologun kroat, Andrej Plenkoviq. /Telegrafi/

Exit mobile version