Site icon Telegrafi

Kosovarët në hall me pagesa

Many euros as coins and banknotes isolated

Buxheti i një familje në Kosovë brenda vitit është mesatarisht 7.611 euro në vit. Si pasojë, ekonomitë familjare shpesh nuk janë në gjendje të paguajnë në kohë pagesat siç janë qiraja, kreditë, tatimet, shpenzimet komunale – faturat, mirëmbajtje të rregullta etj.

Gjatë vitit 2015, 44 për qind e ekonomive familjare dy herë ose më shumë nuk kanë mundur të përballojnë pagesat, derisa në vitin 2014 është vërejtur një rënie prej 2 për qind. Edhe të ekonomitë familjare që një here nuk kanë mundur të përballojnë pagesat është vërejtur një rënie prej 4 për qind në vitin 2015, në krahasim me vitin 2014.

Pak më shumë se gjysma e ekonomive familjare në Kosovë gjatë vitit 2015 kanë deklaruar se nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një shpenzim të papritur prej 500 eurove përmes burimeve vetanake. Po ashtu, vetëm 64 për qind ekonomive familjare ka mundur të mbajë shtëpinë apo banesën të ngrohtë në mënyrë adekuate, kurse në vitin 2014, 68 për qind të ekonomive familjare nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një pushim vjetor njëjavorë, ndërsa në vitin 2015 kjo gjendje është përkeqësuar.

“Më shumë se gjysma e ekonomive familjare në Kosovë në vitin 2015, nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë të ushqyerit çdo të dytën ditë shujtën me mish, pula, peshqi apo ushqim vegjetarian. Në vitin 2014 situata ka qenë pak më e mirë, prej 5 për qind në favor të përballueshmërisë së të ushqyerit me mish”, thuhet në Anketën mbi Buxhetin e Ekonomive Familjare, për vitin 2015. /Revista Ekonomia/ /Telegrafi/

Exit mobile version