Telegrafi

Kosovarët mund të punojnë në Bahraini

Gjatë një takimi të një delegacioni të lartë nga Bahraini me krerët e Odës Ekonomike të Kosovës, u tha se dy vendet duhet parë mundësinë se si produktet “Made in Kosova” të depërtojnë në këtë vend dhe në të njëjtën kohë të gjendet mundësia që prodhimet e Bahrainit të shiten në Kosovë.

“Kemi nevojë për bashkëpunimit të dyanshëm, në format më të avancuara, e sidomos në forcimin e pozitës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, transferimin e teknologjisë, transferimin e dijes (know-how) si dhe mundësitë e ngritjes së këmbimit tregtar me drejtim të dyanshme dhe me interes për të dyja shtetet”, tha Safet Gërxhaliu, drejtor për marrëdhënie me jashtë në Odën Ekonomike.

Sipas Gërxhaliut ekziston edhe mundësia e dërgimit të fuqisë punëtore nga Kosova në Bahrain, sepse ky vend ka nevojë për fuqi punëtore, sidomos në shëndetësi, ndërtimtari, IT dhe hotelieri. /Telegrafi/