Ata që më së paku është pritur se mund ta falin shtetin serb për krimet e kryera në luftën e fundit në Kosovë, po e thonë të kundërtën.
Kështu të paktën flasin statistikat e nxjerra nga hulumtimi i Qendrës për Hulumtim Dokumentim dhe Publikim, për zbërthimin e konceptit të pajtimit në kontekstin e Kosovës.
Rezultatet e nxjerra nga ky hulumtim, i cili anketoi 1040 qytetarë anë e mbanë Kosovës, flasin se kosovarët janë të gatshëm të pajtohen, por jo edhe të falin. /Klan Kosova/