Nëse paratë nuk do të ishin pengesë dhe cilësia do të ishte i vetmi faktor vendimmarrës kur bëjnë blerjet, shumica e qytetarëve të Kosovës do të përdornin telefonat “Samsung, thuhet në njoftimin e kompanisë ICERTIAS.
Kosovarët kanë treguar produktet, ofruesit e shërbimeve dhe brendet me cilësinë më të lartë në treg.
Kështu sugjerohet sipas rezultateve të hulumtimit më të fundit të “QUDAL – QUality meDAL” të realizuar në Kosovë në janar të këtij viti nga organizata ndërkombëtare ICERTIAS, me seli në Cyrih në Zvicër.
Qytetarët kosovarë kanë votuar për “Samsung”-un si telefonin mobil më cilësor.
Pyetja që iu parashtrua respondentëve ishte kjo: “Specifikoni emrin e prodhuesit apo furnizuesit të telefonave celularë, i cili, sipas përvojës dhe mendimit tuaj personal, ofron nivelin absolutisht më të lartë të cilësisë në vendin tuaj”
Dhe pjesa më e madhe e respondentëve u përgjigjën: “Samsung”-u.
Sikurse Samsung-u, ASUS-i ka dëshmuar se është zgjedhja e parapëlqyer në kategorinë e laptopëve, të cilët kosovarët i kanë zgjedhur si më cilësorët në hulumtimin e tregut të “QUDAL – Quality meDAL”, të realizuar këtë vit në Kosovë.
Qëllimi i projektit të “QUDAL” për hulumtimin është promovimi dhe popullarizimi i cilësisë, ku klientët kanë të drejtë të kërkojnë cilësinë më të lartë në treg, në këmbim të parave të tyre.