Site icon Telegrafi

Kosovarët marrin dritën e gjelbër nga Zvicra

“SFV nuk do t’ia ndalonte askujt të marrë pjesë në një ndeshje futbolli me karakter simbolik. Por për një ndeshje të tillë është i nevojshëm pëlqimi nga federatat e vendeve ku zhvillojnë garat klubet e lojtarëve të caktuar. Kjo, në rastin e Shaqirit konkretisht do të thotë Federata e Kosovës duhet të bëjë kërkesën te FC Bayern dhe të marrë po ashtu edhe një pëlqim nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB)”, tha Marco von Ah, transmeton Telegrafi.

Të rikujtojmë se ditë më parë përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka bërë të ditur se nuk do t’i ftojë futbollistët e përfaqësueses së Zvicrës në ndeshjen e parë, kjo për arsye që mos t’i vërë në presion, kur dihet se ata do të marrin pjesë edhe në kampionatin botëror.

Mirëpo, ndesh me këtë deklaratë ka rënë ajo e numrit një të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili ka thënë se institucioni që ai drejton do t’iu bëjë ftesë të gjithë lojtarëve kosovarë, duke përfshirë këtu edhe këta që luajnë me Zvicrën.

“Ne u besojmë deklarimeve të kryetarit të Federatës kosovare, i cili me rastin e një vizite që u pati bërë lojtarëve në hotelin e ekipit tonë nacional vitin e kaluar. Ai me atë rast pati premtuar se nuk do t’i thërriste lojtarët si Shaqiri ose Xhaka të luajnë për Kosovën. Mirëpo ne natyrisht jemi duke i ndjekur zhvillimet, edhe ato politike dhe bëjmë çfarë është e mundur që lojtarët e përmendur të marrin nga ne përgjigje korrekte dhe të drejta për të gjitha pyetjet që i shtrojnë”, përfundon Marco von Ah. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version