Telegrafi

Kosovarët kthehen nga pushimet, kolonë e gjatë e automjeteve në Vërmicë

Kolonë e gjatë e automjeteve është parë sonte në Vërmicë përkatësisht në pikën kufitare Shqipëri – Kosovë.

Qytetarë të cilët kanë qenë me pushime në bregdetin shqiptar sonte po kthehen në Kosovë, raporton gazeta Objektiv.

Kolona e automjeteve është e gjatë afërsisht një kilometër, derisa procedurat në kufi nuk zgjasin më shumë se 10 minuta. Kjo shihet edhe në fotografitë ekskluzive që ka siguruar gazeta Objektiv nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, ekipet kujdestare të mjekëve janë duke bërë kontrollet e nevojshme për personat që eventualisht mund të kenë simptoma të virusit CoVID-19.

Sot është raportuar se gjatë vikendit kanë hyrë në Shqipëri rreth 50 mijë pushues kosovarë.

Ndryshe, javën e kaluar në kuadër të masave të reja kundër përhapjes së virusit CoVID-19 u tentua të futej edhe karantinimi për personat 7 ditor për personat që vijnë nga Shqipëria në Kosovë. Por, një gjë e tillë nuk i mori votat e mjaftueshme nga anëtarët e Qeverisë.