Site icon Telegrafi

Kosovarët investuan 21 milionë euro jashtë shtetit

Euro notes in denominations of fives and tens are arranged for a photograph in London, U.K., on Wednesday, Jan. 18, 2012. The euro strengthened and commodities rallied as an official at a Group of 20 nation said the International Monetary Fund is proposing a $1 trillion expansion of its lending resources. U.S. index futures rose before Goldman Sachs Group Inc. reports earnings. Photographer: Simon Dawson/Bloomberg via Getty Images

Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës shihet qartë se investimet e huaja direkte (IHD) të pranuara në Kosovë deri në shtator 2015 shënuan vlerën prej 270.4 milionë euro, apo 148.6 milionë euro më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Sipas BQK-së, rritja e IHD-ve është rezultat i fluksit më të lartë të hyrjes së IHD-ve ndërsa dallimi kaq i lartë me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është edhe për faktin se viti 2014 ishte karakterizuar me shpërndarje të superdividendës dhe me shitje të aksioneve të kompanive të huaja.

“Edhe investimet direkte të rezidentëve kosovarë në vende të tjera ishin më të larta krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak dhe arritën vlerën prej 20.9 milionë eurosh (16.9 milionë euro deri në shtator 2014).

Investimet direkte të rezidentëve kosovarë jashtë ekonomisë së Kosovës janë kryesisht investime kapitale, të cilat në të shumtën e rasteve janë blerje e patundshmërive në vendet e rajonit por edhe në Gjermani dhe Zvicër. Bilanci i investimeve direkte, shprehur si diferencë ndërmjet investimeve direkte të rezidentëve kosovarë në vendet tjera dhe IHD-ve në Kosovë, deri në shtator 2015 ishte -249.5 milionë euro ose 144.6 milionë euro më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version