Në qendrën tregtare “Super Viva” në Ferizaj, në kuadër të kampanjës “Kosovarët festojnë fitoren e Trump-it”, është nënshkruar peticioni, përmes të cilit kërkohet që presidenti i ri i Shteteve te Bashkuara te Amerikës (SHBA), ta vizitojë Kosovën.
Në këtë ngjarje është shërbyer edhe pica më e madhe e gatuar ndonjëherë në Kosovë, e cila është shpërndarë për qytetarët e pranishëm.
Pica është gatuar për shkak se është njëri nga ushqimet më të preferuara të presidentit të ri të SHBA-së.
Organizatorët kanë thënë se janë të kënaqur se kjo fushatë është pasqyruar edhe jashtë Kosovës, përmes mediave dhe rrjeteve sociale./Telegrafi/