Telegrafi

Kosovaret e pandalshme, Distria Krasniqi në çerekfinale të botërorit të xhudos

Distria Krasniqi pa problem është kualifikuar në çerekfinale të kampionatit botëror të xhudos që po mbahet në Budapest.

Xhudistja kosovare mposhti Azizovan nga Azerbaixhani.

Tash me këtë rrugëtim të Distrias, Kosova po lufton për dy medalje të cilat mund t’i sigurojë nëse Majlinda dhe Distria kualifikohen në gjysmëfinale.

Majlinda Kelmendi është favorite absolute për medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë. /Telegrafi/