Kosovare Asllani është zgjedhur “Sulmuesja e Vitit” nga Federata Suedeze e Futbollit në ceremoninë gala “Fotbollsgalan”.
Asllani sivjet u bë lojtare e Taconit, që tash është pjesë e Real Madridit.
Në gjashtë paraqitje në Spanjë ajo ka realizuar dy gola.
Sivjet ajo udhëhoqi edhe Suedinë për të dalë e treta në Botëror. Ajo shënoi tre gola në këtë kampionat.
Ajo është votuar si futbollistja sulmuese më e mirë e vitit 2019 në Suedi, nga Federata e Futbollit.
Asllani së bashku me Fatmire Bajramajn, konsiderohen si dy futbollistet më të suksesshme shqiptare në botë. /Telegrafi/