Telegrafi

Kosovare Asllani, pritet të jetë ‘galaktikja’ e parë te Real Madridi

CD Tacon ka paraqitur një ofertë zyrtare për shqiptaren që luan për Suedinë, që aktualisht është pjesë e Linkopings FC, Kosovare Asllanin.

Klubi CD Tacon nga viti i ardhshëm 2020/21 do të quhet Real Madrid.

Lojtarja shqiptare që cili shkëlqeu në Kupën e Botës të fundit që u mbajtë në Francë, pritet të jetë “Galaktikja” e parë e ekipit të ri të Real Madridit. Vetë lojtarja sot ka shkruar se është koha për një sfidë të re, duke shkruar në rrjetet sociale.

Real Madridi me klubin e ri pritet tu bëjë konkurrencë emrave tjerë të klubeve të femrave si Barcelona, Atlético Madrid, Levante, Granadilla, Athletic, Betis dhe Real Sociedad, shkruan AS.

Asllani, është lojtare e lirë pas skadimit të kontratës me Linkoping, ndërsa ka luajtur për klube të njohura si PSG dhe Manchester Cit.

Montazh nga tifozët e Real Madridit në pritje të Kosovare Asllanajt

Në Suedi ajo njihet si “Zlatani femër” për shkak të aftësisë së saj teknike. /Telegrafi/