Telegrafi

Kosovare Asllani: Një moment vërtetë krenar për të shënuar sot golin e parë ndonjëherë në historinë e Real Madridit

Foto: Kosovare Asllani/Twitter

Kosovare Asllani ka arritur të shënojë golin e parë në histori të kategorisë së femrave te Real Madridi.

Lojtarja shqiptare ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Twitter, duke u shprehur shumë krenare për këtë moment historik për të.

“Një moment vërtetë krenar për të shënuar sot golin e parë ndonjëherë në historinë e @realmadridfem”.

“Edhe pse të dëshpëruar që morëm një pikë. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të zhvillohemi”, ka shkruar Asllani.

Kosovare Asllani cilësohet si njëra ndër lojtaret më të mira te ekipi i femrave te Real Madridi dhe tani ky gol natyrisht se do të jetë motiv shtesë për të. /Telegrafi/