Telegrafi

Kosovare Asllani lëndohet rëndë, Holanda mposht Suedinë dhe shkon në finale të botërorit

Kosovare Asllani nuk ka arritur që të gjejë veten në finale të kampionatit botëror me Suedinë.

Suedezët kanë pësuar humbje në gjysmëfinale kundër Holandës me rezultat 1-0, ku goli u realizua në vazhdimet prej 15 minutave.

Shqiptarja ka pësuar një lëndim që për pasojë është dashur të bartet nga fusha e gjelbër me ndihmën e mjekëve.

Biondina u lëndua pas një dueli ajror me një holandeze, kur topi goditi atë në fytyrë dhe besohet të ketë pësuar tronditje.

Ndërkohë, ‘tulipanet’ kanë triumfuar në saje të golit të shënuar nga Jackie Groenen, e cila realizoi gol në të 99 minutë.

Pas kësaj, Holanda arrin finalen me SHBA-të, e cila në gjysmëfinale ka triumfuar kundër Anglisë. /Telegrafi/