Futbollistja Kosovare Asllani që i mbron ngjyrat e Suedisë, e ka nisur shumë mirë kampionatin botëror për femra me këtë kombëtare.
Ajo i ka zhvilluar 90 minuta, ku ka kontribuar me një gol që e hapi sfidën.
Zhvillohej minuta e 83-të e takimit ku pas disa pasimeve të suedezeve, topi erdhi te Asllani që me një goditje të saktë shënoi për 1-0.
Pas saj shënoi edhe Madelen Janogy për 2-0, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Pas ndeshjes Asllani u zgjodh edhe lojtare e kësaj përballjes.
Suedia tani ka tri pikë pas ndeshjes së parë në kampionatin botëror për femra që po zhvillohet në Francë. /Telegrafi/