Kosovare Asllani ka vazhduar shkëlqimin te Real Madridi edhe këtë fundjavë.
Sulmuesja nga Kosova ka realizuar dy gola të tjerë për Los Blancos në fitoren ndaj Eibarit 1-3.
Asllani shënoi dy herë nga penalltia në minutën e 47-të dhe 54-të të takimit, duke i ndihmuar skuadrës së Realit që ta fitojnë këtë takim.
Me dy golat ndaj Eibarit, Asllani ka shkuar në kuotën e shtatë golave këtë edicion për Realin.
Kujtojmë që reprezentuesja e Suedisë, për momentin është golashënuesja më e mirë në La Ligën spanjolle të femrave.
31-vjeçarja para se t’i bashkohet Real Madridit, më parë ka luajtur edhe për skuadra tjera të njohura si Linkopings, Chicago Red Stars, Kristianstads, Paris Saint-Germain dhe Manchester City. /Telegrafi/