Site icon Telegrafi

KosovaMed Healthcare në Ljubljanë, diskutohen strategjitë më të fundit në trajtimin e syrit

KosovaMed Healthcare ka marrë pjesë në CSOAnnualMeeting në Ljubljanë, gjatë konferencës mbi pajisjet diagnostifikuese të syrit.

Me qëllim për të promovuar avancimet shkencore dhe teknologjike, KosovaMed gjithmonë do të luajë një rol kyç në të ardhmen e teknologjisë mjekësore për klientët e saj dhe shërbimeve shëndetësore për pacientët e tyre.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë përvoja e KosovaMed Healthcare u thellua në detajet teknike dhe strategjitë më të fundit në trajtimin e shqetësimeve të shëndetit të syrit.

“Kjo konferencë na ofroi mundësinë për të ndarë ide dhe për të zhvilluar lidhje të reja ndërkombëtare duke na frymëzuar dhe ndihmuar në zhvillimin tonë personal dhe profesional në këtë fushë thelbësore për kujdesin shëndetësor”, thuhet në njoftimin e kompanisë në Facebook.

Exit mobile version