KosovaMed Healthcare ka arritur një sukses të madh duke u nderuar me dy çmime prestigjioze ndërkombëtare për kontributin dhe profesionalizmin e saj në shërbim të komuniteteve në Kosovë.
Këto çmime u dorëzuan gjatë një ceremonie të veçantë, ku organizata u vlerësua për angazhimin e saj në përmirësimin e shëndetit publik.
Çmimi i parë, “Community Health Impact Award,” u dha nga GSFEN Worldwide, një organizatë e njohur ndërkombëtarisht që promovon shëndetin dhe mirëqenien në komunitet.
Çmimi i dytë, “Excellence in Nursing Care Award,” thekson përkushtimin e stafit të KosovaMed në ofrimin e kujdesit cilësor shëndetësor dhe profesionalizimit në punën e tyre.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u kryesua nga Ambasadori Dr. Rabit Sadiku, Asistent Special për Evropë i Presidentit të GSFEN. /Telegrafi/