Telegrafi

Kosovafeston me IPKO-n për Pavarësi

Për ditën e Pavarësisë së Kosovës, IPKO bashkë me qytetarët do të dërgojnë mesazhe publike urimi të cilat do të shfaqen në Sheshin Zahir Pajaziti.

Më 17 shkurt 2015, duke filluar prej orës 8:00 në mëngjes e deri në 01:00 të mesnatës, të gjithë qytetarët e Kosovës që duan të dërgojnë mesazhe publike urimi për përvjetorin e pavarësisë së kosovës do të mund ta bëjnë këtë duke dërguar SMS urimi në numrin 50777.

Të gjitha mesazhet e urimit do të shfaqen në ekranin e madh në shesh, si dhe do të transmetohen drejtpërdrejt gjatë tërë ditës në televizionin Klan Kosova. Dërgimi i SMS porosive në numrin 50777 do të jetë falas.

Por, festa dhe urimet e qytetarëve për përvjetorin e pavarësisë nuk do të përfundojë me kaq, sepse përveç SMS-ve, mesazhet e urimit do të mund të shpërndahen edhe me fotografi në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram, me thurrjen #kosovafeston.

SMS-të dhe fotografitë me përmbajtje të papërshtatshme nuk do të transmetohen. /Telegrafi/