Kosova e ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Doha të Katarit në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Suedisë.
Ndeshja do të zhvillohet më 12 janar në orën 17:45 (sipas orës lokale në Doha), ndërsa me orën tonë lokale i bie 15:45.
Përzgjedhësi Bernard Challandes në këtë grumbullim ka ftuar 25 futbollistë, prej të cilëve 13 nga elita e futbollit në Kosovë.
Stërvitjen e radhës Dardanët do ta zhvillojnë sonte në orën 18:00.
Challandes ka përzgjedhur lojtarë që janë potencial që në të ardhmen të luajnë te Kosova, por ka edhe nga ata si Herolind Shala dhe Fidan Aliti që janë pjesë e ekipit t parë.
/Telegrafi/