Kosova ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Rumaninë në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve.
Ndeshja që zhvillohet të premten (15 nëntor), do të fillojë në ora 20:45 në stadiumin “Arena Nationala”.
Në konferencë për media, Franco Foda ka thënë se do bëjë disa ndryshime në formacion, shkaku i mungesave.
Në këtë duel do të futen për pikët e plota, por që e dinë se me çfarë kundërshtari kanë të bëjnë.
Foda po ashtu ka shtuar se për ta fituar grupin, do t’u duhet të triumfojnë përballë Rumanisë nesër mbrëma.
Rumania aktualisht është lidere e Ligës C, Grupit 2 me 12 pikë, Kosova me nëntë, Qipro me tri dhe Lituania ende pa pikë. /Telegrafi/