Site icon Telegrafi

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Greqinë

Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Greqinë, që luhet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:45.

Gjatë kësaj stërvitje ekipi ka qenë i kompletuar, derisa janë bërë kryesisht ushtrime pa ngarkesë të madhe.

Atmosfera brenda grupit të futbollistëve është shumë e mirë, derisa të gjithë e presin me entuziazëm ndeshjen e nesërme, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kjo pasi skuadra do ta kenë mbështetjen e zjarrtë të tifozëve ‘Dardanët’.

Para stërvitjes në konferencë për media janë paraqitur përzgjedhësi francez, Alain Giresse dhe sulmuesi Vedat Muriqi.

Që të dy kanë shprehur optimizmin për fitore në këtë takim.

Kosova është përballur katër herë me Greqinë dhe ka marr tri barazime dhe një humbje. /Telegrafi/

Exit mobile version