Site icon Telegrafi

Kosova zhvillon stërvitjen e dytë brenda ditës, në “Fadil Vokrri” u punua taktikisht për ndeshjen me Irlandën e Veriut

Kosova e ka mbajtur edhe seancën e dytë stërvitore brenda ditës së sotme.

Pas seancës së paradites në Hajvali, Dardanët në orët e pasdites kanë stërvitur në stadiumin “Fadil Vokrri”, e ku përzgjedhësi Alain Giresse ka punuar më shumë në aspektin taktik.

Ai ia ka shpjeguar në praktikë filozofinë e lojës të cilën synon ta ndërtojë për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut, shkruan faqja e FFK-së.

Edhe kjo seancë stërvitore ka kaluar me atmosferë të mirë, punë intensive dhe përkushtim të madh të lojtarëve në fushën e gjelbër.

Lojtarët u vizituan edhe nga tifozët Dardanët, të cilët me padurim po i presin sfidat e radhës në Ligën e Kombeve si dhe tërheqjen e shortit për kualifikimet e Euro 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version