Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvilloj ndeshjen e parë për vitin 2022.
Në fakt kjo do të jetë edhe sfida e parë e trajnerit francez Alain Griesse në krye të Përfaqësueses sonë.
Dardanët janë nikoqir të Përfaqësueses afrikane të Burkina Fasos në ndeshjen që fillon nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Do të jetë kjo sfida e parë e Giresse në krye të Kosovës, derisa interesimi është jashtëzakonisht i madh për të parë se si do të paraqitjet Përfaqësuesja e jonë nën drejtimin e francezit.
Për Kosovën kjo është sfida e dytë që e zhvillojnë përballë Burkina Fasos, pasi Dardanët ishin përballur me këtë Kombëtare edhe në mars të vitit 2018 në një sfidë të fituar 2-0.
Giresse ka bërë të qartë në konferencë për shtyp se do t’i japë hapësirë të gjithë lojtarëve për të luajtur në ndeshjet e muajit mars,
Derisa edhe nga kampi i Kombëtares afrikane kanë bërë të qartë se duan triumfin në këtë sfidë ndaj Kosovës. /Telegrafi/