Kosova e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit për në Qipro.
Më 2 qershor Kosova do ta luajë ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
Duke pasur parasysh se në stërvitjen e djeshme u zhvillua edhe një ndeshje kontrolluese, përzgjedhësi Alain Giresse vendosi që seanca e sotme stërvitore të jetë më shumë rigjeneruese dhe relaksuese.
Të besuarit e Giresse do të udhëtojnë nesër për në Qipro.
Kosova ka katër ndeshje në muajin qershor, ku ndeshjet me Qipron dhe Greqinë mysafir, ndërsa në shtëpi luan me Irlandën e Veriut dhe Greqinë.
Do të jetë debutim i Alain Giresse në ndeshjet zyrtare./Telegrafi/