Lajmin e ka konfirmuar drejtori i gazetës “Sport Plus”, Arsim Aliu. “Jemi të privilegjuar që kemi pasur mundësin të votojmë për më të mirin e vitit 2013, pra për “Topin e Artë”. Meritat më të mëdha i ka fotografi, Blerim Uka, përmes së cili kemi mundur të votojmë”, ka thënë Aliu i cili më pas ka shpjeguar edhe si i kanë ndarë votat.
“Më së shumti pikë i kemi dhënë francezit, Franc Ribery (5), edhe pse personalisht jam fans i Real Madridit, mirëpo paraqitjet dhe trofetë e francezit në vitin që po lëmë pas na kanë bindur që ta votojmë më të mirin. Pikët e dyta kanë shkuar për Cristiano Ronaldon dhe së fundmi për Messin”, ka përfunduar ai. /Zëri/Telegrafi/