Telegrafi

Kosova vetëm me një zonë zgjedhore

Kryeministri Thaçi , pas takimit, i pyetur për koalicionin që nuk është arritur në mes AAK-së dhe PDK-së , ka deklaruar se sot në mëngjes kanë mbajtur një takim me liderin e AAK-së dhe janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin në proceset e ardhshme, raporton KosovaPress.

Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli dukeshin në disponim, ndërsa Thaçi ka theksuar se do të respektohet marrëveshja e prillit 2011, sipas së cilës parashihej reforma zgjedhore e kushtetuese si dhe mbajtja e zgjedhjeve nacionale dhe presidenciale, njofton "Express".

Ndërkohë, nënkryetari i AAK-së Blerim Shala, partia e te cilit sot dështoi të bëjë marrëveshje koalicioni me PDK-në, është larguar menjëherë pas përfundimit të takimit. /Telegrafi/